15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kina parashikon të hapë tunelin më të gjatë nënujor në botë

Më të lexuarat

Kina parashikon të hapë tunelin më të gjatë nënujor në botë, mes qyteteve të mëdhenj portualë në verilindje të vendit, njoftoi një ekspert i asociuar i projektit.

Tuneli 123 kilometra i gjatë do të hapet nën detin Bohai dhe do të lidhë qytetet Dalian, në provincën Liaoning dhe Yantai, në provincën Shandong.

Kantieri faraonik, i vlerësuar në 26,5 miliardë euro, pritet të përfshihet në kuadrin e planit të 13-të pesëvjeçar (2016-2020), shtoi Wang Mengshu, një specialist i Akademisë kineze të inxhinierisë.

Ashtu si për tunelin nën ngushticën la Mansh, bëhet fjalë për një tunel hekurudhor, i përbërë nga dy konstruksione gjigante në formë tubash që do të përshkohen nga trenat dhe një tjetër për shërbimin.

Trenat do të ngarkohen me makina dhe pasagjerë dhe do të kryejnë trajektoren për afro 40 minuta me një shpejtësi prej 220 kilometra në orë.

Ky tunel do të jetë më i gjatë se dy tunelet aktualë më të mëdhenj në botë të marrë së bashku, la Manshin dhe Seikanin, mes ishujve japonezë Honshu dhe Hokkaido.

Zyrtarët e përfshirë në këtë projekt u shprehën se siguria ishte një prioritet absolut, duke ditur se tuneli do të hapej në një zonë me aktivitet sizmik./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit