0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Koha e duhur për të dërguar një aplikim për punë

Më të lexuarat

Procesi i kërkimit të një pune është zhgënjyes në pjesën më të madhe të rasteve.

Edhe pse ju mund të keni shkruar një letër motivimi të shkëlqyer, keni një CV shumë të mirë dhe mendoni se jeni kandidati ideal për këtë pozicion pune, përsëri nuk merrni asnjë telefonatë nga burimet njerëzore të kompanisë ku keni aplikuar.

Kate Zimmer, rekrutuese për Varian Medical Systems, tha se kur ishte e papunë, dita e saj niste dhe përfundonte pak a shumë në këtë mënyrë: “Kafe, aplikime për punë dhe kontrollim i inbox-it për të parë përgjigjet që mund të kishin ardhur nga aplikimet që kishte bërë”.

Por një gjë, të cilën e keni ju në dorë si punëkërkues, është momenti kur ju dërgoni një aplikim për punë, dhe pikërisht ky element edhe pse në dukje i vogël, mund të sjellë ndryshimin e madh.
“Anketa zbuloi se ora 7:30 e pasdites, që zakonisht konsiderohet edhe si përfundimi i një dite pune për shumë punëdhënës, është momenti më pak i përshtatshëm për të dërguar një aplikim për punë, sepse në këtë orë, aplikantët kanë më pak se 3% mundësitë që të marrin një përgjigje.”

Koha më e mirë është herët në mëngjes ose natën vonë.

Sipas një studimi të kryer nga TalentWorks në vitit 2017 ky u analizuan rreth 1,610 aplikime për punë nga një gamë e gjerë industrish, u zbulua se aplikimet përpara orës 10:00 të mëngjesit rrisin ndjeshëm mundësitë që një person të marrë një përgjigje dhe të bëjë një intervistë pune.
Dërgimi i një aplikimi për punë ndërmjet orës 6:00 dhe 10:00 të mëngjesit rrit me 13 për qind mundësitë për të bërë një intervistë pune.

Edhe dërgimi i aplikimeve gjatë orëve të vona ka rezultuar të jetë shumë efikas, sepse mundësitë që aplikimi juaj të jetë ndër të parët që do të lexohen në mëngjes janë të mëdha, tha Zimmer.

Por duhet të merrni gjithashtu parasysh faktin se koha kur ju e dërgoni është e lidhur edhe me një sërë faktorësh të tjerë. Kështu për shembull, dërgimi herët në mëngjes nuk do t’ju vijë fare në ndihmë nëse aplikimi për pozicionin e lirë të punës është publikuar para një muaji. Aplikimi sa më parë për një pozicion të lirë pune, rrit mundësitë që ju të kontaktoheni për t’u intervistuar. / Huffington Post

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit