4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kodi Civil dhe dëshira për ta bërë Mujën kryetar të Qendrës në Mitrovicë po bëhen shkak që të pengohet Ramadan Beshiri drejt këtij posti

Më të lexuarat

Vetëvendosje po mban zgjedhjet e brendshme partiake që pritet të nxjerrin struktura të reja drejtuese. Organet zgjedhore u bë e ditur se po pyesin kandidatët edhe në lidhje me qëndrimin që mbajnë për Projekt-Kodin Civil, gjë që sipas Beni Kizollit nga Prizreni i ka kushtuar me “eliminim nga gara”. Por, çka po ndodh me Mitrovicën?

Ramadan Beshiri, një ndër aktivistët më të dalluar të Vetëvendosjes në Mitrovicë, kishte paralajmëruar kandidaturën e tij tre muaj më parë, duke e zyrtarizuar më 18 gusht.

Në një intervistë të realizuar me Nacionalen, Beshiri kishte deklaruar se kishte mbështetjen e gjerë të aktivistëve në Mitrovicë por se partia po bënte përpjekje që ta vendoste në krye në mënyrë jodemokratike deputetin Armend Muja.

 

Beshiri kishte marrë mbështetje edhe nga deputetja Fjolla Ujkani, dhe e cila më pas ishte linçuar nga aktivisti Erden Atiq.

Ndërkohë, Nacionale përmes burimesh ka marrë vesh se Beshiri është eliminuar nga gara në mënyrë që t’i mundësohej fitorja Armend Mujës.

“Arsyeja kryesore (pse po eliminohet Beshiri nga gara” është sepse ka me vete 65% të anëtarësisë, dhe kjo e pengon zgjedhjen e Mujës,” – ka thënë burimi.

Ndërkohë, Beshiri e ka mohuar se ka marrë një email zyrtar nga ana e partisë që i ndalon kandidimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit