15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kryeministri belg paralajmëron Evropën se rritja e çmimeve të energjisë mund të çojë në “ekonomi lufte”

Më të lexuarat

Kryeministri i Belgjikës të hënën paralajmëroi se nëse Bashkimi Evropian nuk ndërhyn në krizën energjetike, blloku mund të hyjë në një “ekonomi lufte”.

Alexander De Croo, duke folur në kanalin lokal VRT, theksoi se kjo situatë nuk është e qëndrueshme.

Duke kritikuar hapat e ngadaltë të Komisionit të Evropian lidhur me këtë çështje, ai tha se Belgjika nuk do të lejojë që kompanitë të falimentojnë ose mijëra njerëz të nxirren në rrugë për shkak të faturave të energjisë.

De Croo tha: “Kjo krizë është shumë më e madhe se energjike, kjo është një situatë që ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian”.

“Nëse Komisioni i BE-së nuk ndërhyn, ekziston rreziku i hyrjes në një ekonomi reale lufte”, shtoi ai.

Më tej theksoi rëndësinë e vendosjes së një kufiri të çmimit për gazin natyror, dhe shtoi se kjo çështje duhet të trajtohet dhe të vendoset edhe në nivel evropian.

Muajin e kaluar, De Croo paralajmëroi se pesë ose dhjetë dimrat e ardhshëm do të jenë të vështirë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit