E fshehur në mes të banesave në mes të Londrës lindore, ndodhet një xhami e cila është klasifikuar si një nga sekretet e mëdha të Londrës. Xhamia quhet Burdett Estate.
Xhamia është e ndërtuar në prill të këtij viti dhe është një shembull shumë i bukur se si një xhami mund të ndërtohet në një mënyrë të tillë që ti përshtatet zonës përreth, përcjell Koha Islame.
Tipari më i bukur i kësaj xhamie është minarja e cila është e gjitha nga xhami dhe është e drejtuar nga meka.
Një tipar tjetër shumë i bukur i xhamisë është edhe kaligrafia Kufic me të cilën është përshkruar një anë e xhamisë.
Fraza la ilahe illallah (nuk ka zot tjetër përvec Allahut) gjendet e përsëritur në kapakët që mbulojnë dyert dhe dritaret e të dy kateve. Vëndi i imamit në të cilën falet dhe mbahen hutbet është brënda zonës së minares.
Xhamia është ndërtuar në bashkëpunim me komunitetin lokal dhe do të përfshijë një shkollë, zona për të luajtur dhe 109 shtëpi kur të përfundojë e gjitha.
Themeluesit e kësaj xhamie kanë hasur në shumë pengesa për ta ndërtuar këtë xhami dhe një pjesë e tyre nuk janë më gjallë për ta parë sot.
Xhamia filloi në vitin 1982, por ka shërbyer vetëm për të falur teravitë, faljen e bajramit dhe si një vend për tu mësuar fëmijëve kuran.
Më 1984, xhamia u zhvendos në një ndërtesë tjetër ku faleshin të pesta vaktet e namazit.
Aga Faruq, (siç e thërrasin të gjithë) është një nga themeluesit e parë të xhamisë dhe na tregoi që shpesh kanë hasur në abuzime kundër muslimanëve. Ai tha që në një rast një kokë derri ishte lënë pranë xhamisë.
Xhamia ka edhe një pjesë për femrat ku ato mund të mbajnë aktivitetet e tyre të ndryshme./KohaIslame.com