Në mbarë botën, cdo ditë ka shumë njerëz që e pranojnë fenë islame, por ne as që jemi në dijeni për ta.
Por kur Islami pranohet nga një grua e shkolluar dhe e ngritur sic është protagonistja e këtij tregimi, atëherë kjo histori nuk ka se si të mbetet pa u vënë re.
Fidelma O’Leary është profesoreshë e Neuroshkencës në Universitetin e Teksasit, dhe profesoreshë e Biologjisë në Universitetin St. Edwards.
Ajo tregon se si u njoh për herë të parë me islamin, dhe se pasi e lexoi një pjesë të Kur’anit Famëlartë, e kuptoi se bëhej fjalë për një besim që e kishte pasur në zemër tash e sa kohë.
Rruga e saj për në Mekë u përcoll me befasi të shumta për muslimanen e re, e cila tregon se si emri i saj bënte që ajo të merrej në pyetje, para se të mund të nisej në Haxh. Por zonja O’Leary nuk e kishte bezdi që të gjithëve tu tregonte për bindjet e saj fetare.
Në kuadër të eksperiencave të reja, zonja O’Leary vizitoi një sërë dyqanesh për të gjetur veshje të përshtatshme për në Mekë.
“Të përgjigjem o Zot, të përgjigjem”, është pjesa që e prekë tej mase besimtaren e re, e cila thotë se nuk mund ta besojë se po e sheh me sy vendin kah i cili drejtohet për të kryer lutjet e saj pesë herë në ditë.
https://www.facebook.com/TheDeenShowTV/videos/10154780656876104/