0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kjo është pritja që po i bëhet Erdoganit në Sarajevë

Më të lexuarat

Para hapjes së Xhamisë në “Baščaršija”, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kaloi nëpër qytetin e vjetër të Sarajevës i shoqëruar nga nikoqirët, përfshirë anëtarin e presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq dhe reusi-l-ulema Husein Kavazoviq.

Gjithashtu, siç bëjnë të ditur mediat boshnjake, përcjell Telegrafi, gjatë shëtitjes, një numër i madh i qytetarëve dolën në rrugë për të përshëndetur presidentin turk. Disa madje arritën të bisedonin me të shkurtimisht dhe Erdogan i përshëndeti me ngrohtësi.

Udhëheqësi turk u largua nga varrezat e dëshmorëve në Kovaqi, ku i bëri nderime Alija Izetbegoviqit. Gjatë gjithë rrugës, ai u përshëndet nga qytetarë të shumtë.

Erdogan, në shoqërinë e nikoqirit, vendosi lule në varrin e presidentit të parë të RBeH, Alija Izetbegoviq.

https://youtube.com/watch?v=64JucdaA3io%3Ffeature%3Doembed

Sa herë që është në Sarajevë, Erdogan viziton varrin e Izetbegoviç, të cilin ai e konsideron një udhëheqës dhe intelektual të respektuar.

Në mbrëmje, Erdogan do të takohet me anëtarët e Presidencës së BiH dhe temat e bisedës do të jenë bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve dhe projekte të përbashkëta infrastrukturore siç është ndërtimi i autostradës Sarajevë-Beograd. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit