-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kina dënon vizitën e Pelosi-t në Tajvan

Më të lexuarat

Kryediplomati kinez Wang ka mbrojtur idenë se vizita që Pelosi ka kryer përkundër të gjitha paralajmërimeve dhe protestave të Kinës, është një provokim i vetëdijshëm politik që shkel me qëllim të keq sovranitetin e Kinës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Wang Yi, ka dënuar vizitën në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës thuhet se ministri Wang ka mbrojtur idenë se vizita që Pelosi ka kryer përkundër të gjitha paralajmërimeve dhe protestave të Kinës, është një provokim i vetëdijshëm politik që shkel me qëllim të keq sovranitetin e Kinës.

Wang ka bërë të ditur se vizita ka shkaktuar zemërim në popullin kinez.

“(Vizita e Pelosi-t) Vërteton edhe njëherë se disa politikanë amerikanë ‘krijojnë probleme‘ në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe se SHBA është bërë ‘eliminuesi më i madh” i paqes dhe stabilitetit të rajonit në Ngushticën e Tajvanit”, u shpreh Wang.

Ai ka vënë në dukje se parimi “një Kinë” është norma bazë që drejton marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një nga elementët kryesorë të rregullit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.

“SHBA-së as nuk duhet t’i kalojë nëpër mend të pengojë bashkimin sërish të Kinës. Tajvani është pjesë e Kinës, ri-integrimi i Kinës është tendencë e kohës dhe një rezultat i pashmangshëm ku do të mbërrijë historia. Kina nuk do të bëjë kurrë tolerime ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe forcave që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit”, theksoi Wang.

“Sado që SHBA të mbështesë forcat që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit, përpjekjet e tyre do të jenë të kota. Ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera nuk do të shërbejë për asgjë tjetër veçse do t’i shtojë më shumë faqe rekordit të keq të ndërhyrjes”, ka vlerësuar Wang, duke shtuar se problemi i Tajvanit është produkt i një periudhe ku Kina ndodhet në dobësi dhe trazira dhe se kjo do të përfundojë bashkë me gjallërimin kombëtar.

Ministria kineze, mbrëmë menjëherë pasi Pelosi mbërriti në Tajvan, në një deklaratë me shkrim dënoi vizitën e saj.

Ministria gjithashtu thirri ambasadorin amerikan në Pekin, Nicholas Burns dhe protestoi kundër adminitratës së Washingtonit.

Edhe Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se do të zhvillojë “një sërë stërvitjesh ushtarake” përreth ishullit.

Vizita e planifikuar në prill u anulua

Vizita që 82-vjeçarja Pelosi kishte planifikuar të zhvillonte në Tajvan në muajin prill u anulua me arsyen se ishte prekur nga koronavirusi COVID-19.

Shefi i diplomacisë kineze , Wang Yi, në ato ditë paralajmëroi se vizita e Pelosi-t në Tajvan do të nënkuptojë “tejkalimin e vijës së kuqe” që përcakton parimi “një Kinë”.

Pelosi është kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, e cila viziton Ishullin pas 25 vitesh. Më parë, Tajvanin në vitin 1997 e ka vizituar Newt Gingrich teksa mbante këtë pozitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit