7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Iniciativë për shfuqizimin e nenit në udhëzimit administrativ që ua ndalon vajzave të vijojnë shkollimin me mbulesë

Më të lexuarat

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

Të hënën ata i kanë dërguar shkresë ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, për t’i kërkuar ndryshimin e këtij neni, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Kurti në një prononcim për Telegrafin tha se nga ministria ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh brenda afatit prej 45 ditësh, atëherë rastin do ta procedojnë në gjykatë.

“Kemi dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për ta ndryshuar udhëzimin. Krejt kjo ka ardhur pasi udhëzimi në fjalë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pas kërkesës që kemi dorëzuar në ministri, kemi filluar me kampanjën”.

“Kërkesën e kemi dorëzuar të hënën, por ende nuk kemi marrë përgjigje. Kanë afat 45 ditë po të iu përgjigjur kërkesës tonë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh do ta procedojmë rastin në gjykatë”, deklaroi ai.

Kurti tutje shtoi se interesimi i qytetarëve për t’iu bashkuar kampanjës është i kënaqshëm, pasi “janë kundër diskriminimit që po u bëhet vajzave me shamia”.

“I kemi mbi 25 mijë engagments në hashtagun në rrjetet sociale Facebook e Instagram. Nuk e kam pritur këtë interesim kaq të madh”, u shpreh ai./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit