Kim Mehmet, analisti nga Maqedonia, në llogarinë e tij personale në Facebook ka postuar këtë status: “Ne jetojmë në kohë kur shumica e të rinjve nuk mbajnë llogari as si vishen, as ku zhvishen! Pra ne e jetojmë epokën kur vlerësohen prapanica dhe gjoksi i cullakosur, e jo koka e mbushur dhe fytyra që dinë të skuqet! Dhe kjo ndodhi shkaku se ne, prindërit e këtyre të rinjve, u zhveshëm nga morali e ndershmëria dhe, fatin e fëmijëve tanë, e lamë në duar të atyre që janë disfata e shqiptarisë!”