-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kim Jong-un, komunisti që (nuk)po dorëzohet!

Më të lexuarat

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se zyrtarë të lartë nuk kishin arritur të zbatonin vendimet qeveritare në lidhje me pandeminë e koronavirusit, duke çuar në një “krizë të madhe”, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Në një takim të Partisë së Punës në pushtet të Koresë të martën, Kim akuzoi zyrtarë të lartë për neglizhencë për të zbatuar vendimet e marra nga partia për t’iu përgjigjur krizës shëndetësore, duke vënë vendin dhe qytetarët e saj në rrezik, tha agjencia.

 Masat e mbrojtjes shëndetësore

Kim akuzoi zyrtarë të lartë për mungesë aftësie dhe papërgjegjshmëri dhe bëri thirrje për një fushatë të fortë partie kundër gabimeve ideologjike dhe të gjitha llojeve të elementeve negative midis kuadrove të partisë. KCNA nuk shpjegoi në detaje se për çfarë bëhej fjalë.

Vendi i izoluar i Koresë së Veriut deri më tani nuk ka njoftuar zyrtarisht se ka regjistruar një rast të vetëm të infeksionit me koronavirus, por thuhet se ka rritur masat e kujdesit shëndetësor deri në fund të vitit 2020.

Shërbimi i inteligjencës i Koresë së Jugut NIS njoftoi se Kim po zbatonte “masa irracionale” për të luftuar pandeminë, njoftoi më parë agjencia e Koresë së Jugut Yonhap. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit