7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Meksika legalizon përdorimin e marijuanës

Më të lexuarat

Aktualisht në Meksikë mund të konsumohet marijuanë dhe nuk do të përbëjë më krim. Gjykata e lartë ka miratuar legalizimin e marijuanës për të rritur, me një vendim që vetë kryetari i gjykatës së lartë e cilësoi si një vendim historik për triumfin e lirisë.

Vendimi vjen pas muajsh debatesh politike rreth një ligji dhe më të gjerë për depenalizimin e shitjes dhe konsumit të marijuanës, por që kishte mbetur i bllokuar në senat.

Tashmë vendimi i gjykatës detyron ministrinë e shëndetësisë që të miratojnë rregulla të cilat lehtësojnë përdorimin e marijuanës, duke i bërë të ngjashme me ato për pijet alkoolike.

Me fjalë të tjera do të ndalohet konsumi në publik, para të miturve, apo personave që nuk janë dakord. Gjithashtu nuk lejohet drejtimi i mjeteve motorike për personat që e konsumojnë rregullisht.

Meksika numëron 126 milion banorë dhe vendi ka përfunduar në një spirale dhune që nga viti 2006, kur qeveria e atëhershme ndërmori një operacion ushtarak anti-drogë. Që atëherë janë regjistruar më shumë se 300 mijë vrasje./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit