1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kim Jong-un i gatshëm për ‘dialog dhe konfrontim’ me SHBA-të

Më të lexuarat

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për të dy rrugë me SHBA-në – “dialog dhe konfrontim”.

Kjo shënon herën e parë që Kim komenton drejtpërdrejt marrëdhëniet me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Koreja e Veriut më parë kishte anashkaluar përpjekjet e qeverisë së re të SHBA-së për të vendosur komunikimin diplomatik, raporton bbc.

Kim po fliste në një takim të liderëve të lartë në Pyongyang. Takimi i komitetit qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet filloi këtë javë në kryeqytetin Pyongyang.

Kim tha se ata kishin nevojë “veçanërisht që të përgatiten plotësisht për konfrontim në mënyrë që të mbrojnë dinjitetin e shtetit tonë dhe interesat e tij për zhvillim të pavarur”, si dhe të garantojnë një mjedis paqësor dhe të sigurt të Koresë së Veriut, sipas medias shtetërore KCNA.

Ai gjithashtu tha se Koreja e Veriut do të jetë e “ashpër” në reagim ndaj çdo zhvillimi dhe “përqendrojnë përpjekjet për marrjen e kontrollit të qëndrueshëm të situatës në gadishullin Kore”.

Komentet e fundit vijnë disa ditë pasi Kim pranoi zyrtarisht se Koreja e Veriut po përballej me mungesa të ushqimit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit