Çfarë kanë thënë për profetin Muhamed
“Muhamedi është personaliteti më i madh në historinë e njerëzimit.”
Studiuesi amerikan Michael H. Hart ka kryer një studim në lidhje me 100 personalitetet më me ndikim në historinë e njerëzimit. Në përfundim të studimit ai u detyrua të pranojë se Muhamedi është personaliteti më i shquar në historinë e njerëzimit.
Libri i tij u botua në muajin tetor të vitit 1978 dhe pati interesim të madh në mesin e lexuesve. Autori i librit prof. dr. Michael Hart e argumentonte me këto fjalë faktin se Muhamedi është personaliteti më i rëndësishëm në histori:
“Disa lexues mund t’i habisë fakti që kam përzgjedhur në krye të listës së personaliteteve më me ndikim në botë Muhamedin, disa të tjerë mund të pretendojnë se kjo është e diskutueshme. Unë mendoj se Muhamedi është personaliteti i vetëm në histori, i cili ka kapur majën e suksesit, si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë historik.”
(Revista Diyanet, 15 janar 1979, nr. 205)
***
Bismarku, burri i shtetit gjerman, i cili ushqente respekt të madh për profetin, ka thënë:
“O Muhamed! Më vjen keq që nuk kam qenë bashkëkohës me ty. Njerëzimi e ka dëshmuar me sytë e vet vetëm një herë fuqinë e zgjedhur dhe nuk ka për ta parë më atë. Unë përulem me respekt përpara audiencës suaj hijerëndë.”
***
Filozofi francez, Alexi Leuvason ka thënë:
“Kurani që iu shpall Muhamedit për të udhëzuar njerëzimin, është një libër i shkëlqyer i mbushur me urtësi. Nuk ka dyshim se Muhamedi ka qenë një profet i vërtetë.”
***
Tolstoi i famshëm ka thënë:
“Muhamedi ka qenë një reformator i madh. Ai i ka kryer shërbime të mëdha njerëzimit. Ka nxjerrë në dritë një popull të tërë. Vetëm kjo mjafton si shenjë nderimi për të. Ai e shpëtoi popullin pa derdhur gjak dhe vendosi paqen mes tyre. Ai u tregoi atyre rrugët e përparimit. Një personalitet i tillë i lartë si ai meriton çdo lloj respekti.”