22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

KËSHILLË DIJETARËSH…

Më të lexuarat

KËSHILLË DIJETARËSH…

Ibn Kajimi ka thënë:

“Dije se rrezet e fjalëve ‘La Ilahe il-lallallah’ largojnë ndikimin e mëkatit nga zemra sipas fuqisë së tyre.

Për disa njerëz, ajo dritë është si drita e diellit, ndërsa për të tjerët, ajo dritë është si drita e një ylli, për të tjerët, ajo dritë është si flaka e zjarrit, për disa, si flaka e një llambe e për dikë si qiri i vogël.
Njerëzit Ditën e Gjykimit do të kenë dritë aq sa kishin në gjoks dhe në zemrën e tyre, apo në diturinë, punën dhe gjendjen e tyre.

Sa më të ndritshme dhe më të forta të jenë rrezet e dëshmisë-shehadetit dhe të tevhidit, aq më mirë dhe më të fortë djegin çdo dyshim dhe çdo epsh, lakmi, apo pasion që mund të gjendet tek njeriu!”

“Medarixhus-salikin”, 1/330.

Përgaditi hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit