1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Këshilltari i Kurtit: që nga dita e parë sulmohem nga mediat për shkak të besimit tim

Më të lexuarat

Qe ne diten e emerimit filloi fushata linçuese per shkak te besimit tim nga ata qe duart i kane te perlyera me gjakun e shqiptareve, e te cilet “kishin pas hulumtar per mua”.
Me cilesuan terrorist, ndonese tere shkollimi im eshte financuar nga Zvicra (shkollimi fillor, i mesem dhe studimet universitare), ndersa jam tre here bursist i fondacioneve dhe institucioneve gjermane (per studimet e magjistratures dhe tani te doktorates). Kisha punuar me heret ne ambasaden gjermane (ku behet verifikimi i te kaluares!?) dhe me pas per Kombet e Bashkuara.
Vijme nga nje familje qe dasmat, rastet mortore dhe festat e te dyja besimeve i kemi kaluar se bashku, sepse shumica e te afermve tone jane katolik (ne fshatin Janosh te Gjakoves). Ne fakt, une jam gjenerata e trete i lindur musliman ne familje.
Ishim strehuar per nje kohe gjate luftes ne fshatin Gllogjan te Pejes (banoret e te cilit jane katolik) dhe vazhdojme te kemi mirenjohjen dhe falenderimin per familjen e Baces Martin qe na pati strehuar.
U perdor nje fotografi imja nga Umreja qe kisha kryer para dy vitesh nga ata qe nuk kuptojne se raporti mes njeriut dhe Krijuesit eshte edhe me personal sesa raporti mes familjareve. U cenua privatesia e familjareve dhe miqve te mi. U publikuan neper portale dhe rrjete sociale fotografi te bashkeshortes dhe djalit tim, e po ashtu te miqve.
Pra “hulumtimet” mund edhe te mos perputhen me te verteten. Mjafton t’i sherbejne dikujt.

Durim Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit