Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbajti mbledhjen e rregullt
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari Dr. Valon ef. Myrta.
Në këtë mbledhje Këshilli në rend të ditës pati leximin dhe aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, llogarinë përfundimtare, si dhe plan programin për muajin Ramazan.
Më pas u shqyrtuan disa lëndë dhe kërkesa në kompetencë të Këshillit, me ç’rast edhe u morën vendimet e duhura në bazë të kompetencave që i takojnë.