Prishtinë, më 26 dhjetor 2022
Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi drejtori i këtij Instituti, Sabri ef. Bajgora. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi dhe përgëzoi drejtorin Bajgora dhe anëtarët e Këshillit Drejtues për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë këtij viti. Ai edhe njëherë premtoi përkrahjen e vazhdueshme të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për projektet e ardhshme të këtij Instituti.
Në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues i Institutit diskutoi për punën dhe veprimtarinë e këtij Instituti përgjatë vitit 2022, si dhe për projektet të cilat e presin Institutin gjatë vitit 2023, me theks të veçantë organizimin e Konferencës Ndërkombëtare.
Në fund të kësaj mbledhje, anëtarëve të Këshillit Drejtues iu dhurua nga një llaptop, donacion nga shoqata “Ihjau et-Turath”.
The post Këshilli Drejtues i IHSI-së mbajti mbledhjen e radhës appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.