6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Tabloidi i Vuçiçit pretendon: Serbia ka marrë një ultimatum nga Perëndimi

Më të lexuarat

“Ke 24 orë…”: çfarë i është thënë presidentit serb nga ambasadorët e Quint-it

Kriza në veri të Kosovës nuk po shuhet, serbët e kësaj ane që të 17-tën ditë po qëndrojnë në barrikada duke kërkuar ndër të tjera lirimin e ish-pjesëtarëve të arrestuar të policisë së Kosovës me nacionalitet serb.

Mbrëmë ka pasur një përshkallëzim në zonën e Zubin Potokut, pasi kanë rënë breshëri dhe shpërthime pas të shtënave në afërsi të postës së KFOR-it.

E përderisa mediat rajonale raportuan për shpërthimin e zjarrit në Kosovë gjatë natës, mediat serbe pro regjimit raportuan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka marrë ultimatum nga ambasadorët e Quint-it.

Lajmi është publikuar “ekskluzivisht” nga tabloidi i Vuçiçit Informer mbrëmë, duke thënë se “ambasadorët e Quint-it kanë dërguar ultimatum për heqjen e barrikadave brenda 24 orëve, në të kundërtën do ta lënë Kurtin të ndërhyjë në veri të Kosovës”.

Në tekstin e mëposhtëm thuhet se bashkësia ndërkombëtare “do ta lërë Kurtin të zbatojë ligjin”, që ndoshta do të thotë se policia e Kosovës do të marrë leje për heqjen e barrikadave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit