-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

KËSHILLA PËR NJË FAMILJE TË SHËNDOSHË

Më të lexuarat

Falenderimet i takojnë Allahut, i Cili e ka bërë martesën prehje, dashuri dhe mëshirë për ne , ndaj dhe thotë:

“Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën tuaj, ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe ndërmjet jush krijoi dashuri e mëshirë, në këtë ka argument për njerëzit që mendojnë” Rum 21.

I Lartësuar qofsh Zoti ynë,Ti e ke ndërtuar racën njerëzore mbi baza dhe lidhje farefisnore,Ti ke thënë:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi është ai që është ruajtur më tepër, e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë” Huxhuratë 13.

O ti bashkëshort, mund të jesh i padrejtë me gruan tënde, mund të jesh mosrespektues ndaj prindërve sa mund të marrësh mallkimet e tyre, por kujdes nga lutjet e tyre se mes lutjes së njeriut të shtypur që i është bërë padrwjtësib dhe Zotit nuk ka asnjë pengesë.

O ti vjehërr që mund të jesh e padrejtë me nusen e djalit, ki frikë Zotin dhe dije se mes lutjes së të shtypurit dhe Zotit nuk ka perde!

O ti nuse që je e padrejtë dhe e pasjellshme me vjehrrën tënde, ti që ke nxitur burrin të shkëpusë lidhjet me familjen e tij, ki frikë Zotin dhe dije se lutja e njeriut të shtypur ngjitet tek Zoti pa më të voglën pengesë!

O ju motra, o ju vjehrra, o musliman dhe myslimane, largohet vajza nga shtëpia e babait ndërkohë që ai është njeriu më i dashur për të, largohet nga nëna ndërkohë që ajo është njeriu që më së shumti ia mban merakun, le motrat dhe vëllezërit për të shkuar tek shtëpia e një të huaji që pret të jetë i dashuri i saj, të jetë shtylla e saj e fortë, rojtari i nderit të saj, dhe për t’ju bërë vjehrra sikurse nëna e saj, të kujdeset e të jetë e butë me të, ndërsa vjehrri për të qenë ndihmëtari dhe mbështetësi i saj.

O ti bashkëshort, mund të jesh i padrejtë me gruan tënde, mund të jesh mosrespektues ndaj prindërve sa mund të marrësh mallkimet e tyre, por kujdes nga lutjet e tyre se mes lutjes së njeriut të shtypur dhe Zotit nuk ka asnjë pengesë.

O ti vjehërr që mund të jesh e padrejtë me nusen e djalit, ki frikë Zotin dhe dije se mes lutjes së të shtypurit dhe Zotit nuk ka perde!

O ti nuse që je e padrejtë dhe e pasjellshme me vjehrrën tënde, ti që ke nxitur burrin të shkëpusë lidhjet me familjen e tij, ki frikë Zotin dhe dije se lutja e njeriut të shtypur ngjitet tek Zoti pa më të voglën pengesë!

O ju motra, o ju vjehrra, o mysliman dhe myslimane, largohet vajza nga shtëpia e babait ndërkohë që ai është njeriu më i dashur për të, largohet nga nëna ndërkohë që ajo është njeriu që më së shumti ia mban merakun, len motrat dhe vëllezërit për të shkuar tek shtëpia e një të huaji që pret të jetë i dashuri i saj, të jetë shtylla e saj e fortë, rojtari i nderit të saj, dhe për t’ju bërë vjehrra sikurse nëna e saj, të kujdeset e të jetë e butë me të, ndërsa vjehrri për të qenë ndihmëtari dhe mbështetësi i saj.

Vallë, përse familja jonë po i humb gjithë këto element?
O ju besimtarë dhe besimtare, nëna kërkon për djalin nusen më të mirë, kur flet mirësi, apo ndal paudhësi, por vallë përse këto nuse përpiqen që burrin ta ndajnë nga familja, përse nuk dinë të respektojnë më të moshuarit?

O ju muslimanë, përse kërkohet që nusja të jetë një shërbëtore e familjes?

Përse vjehrra mendon se është përgjegjëse për nusen e djalit? Kush ia ka thënë diçka të tillë dhe kush ia ka dhënë një përgjegjësi të tillë?

Përse vjehrra nuk sillet mirë me nusen e djalit?

O ju muslimanë, nusja, vjehrra dhe djali duhet ta dinë mirë se kanë përgjegjësi të cilat duhet t’i kryejnë dhe kanë të drejta të cilat nuk duhet t’i nëpërkëmbin.

Moskryerja e përgjegjësive dhe shkelja e të drejtave sjellin dënimin e Allahut si pasojë e këtyre gjynaheve, Profeti a.s ka thënë: “Dy gjëra i shpejton Zoti në këtë botë, padrejtësia dhe të drejtat.”

Lidhja nuse vjehërr dhe anasjelltas, në kohën e sahabëve ka qenë sikurse lidhja e prindërve me vajzën dhe anasjelltas.

Abdullah ibn Umeri tregon dhe thotë: “Babai më martoi me një vajzë të fisshme, më pas e pyeste për mua dhe sjelljen time, ajo i thoshte se unë isha i sjellshëm me të, ajo interesohej për prindërit e mi dhe u shërbente.”
Shejh Muhamed Selijm
Vijon……

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit