Lexoi këto këshilla për ata që janë në depresion!
Fillimisht të uroj rehati e qetësi shpirterore.
Allahu të kënaqtë me të mirat e tij dhe ti largoftë të gjitha depresionet e ankthit e mërziat.
Gjëja e parë që duhet ta kesh parasysh.
Mendimin e mirë për Allahun kultivoje shumë, vetëm mendo mirë dhe pozitivisht mirë për Zotin.
Ashtu si e mendon do ta gjesh Allahun Bujar, Fisnik, Fales, Dhurues, Shpêrblyes.
Përmende shpesh Zotin në Mëngjes e Mbrëmje (dhiker), është një libër i vogël e xhepit titullohet “Mburoja e Muslimanit” aty ke shumë lutje të ndryshme që të ndihmojnë.
Jep Sadaka ndonjë të varfurit me dorën tënde dhe perkdhele kokën e jetimit e te zbutet shpirti dhe zemra, se ndoshta të është rebelue apo trazue shpirti e nuk qetësohet deri sa nuk e perkdhel me përmendje Zotit, e sevape e bamirësi.
Lutje pa nda, Bën dua nga thellësira, loqka e zemres, që ta largon këtë mërzi e ta kompezon me mirësi e rehati, relaks, komoditet.
E për Allahun lehtë është, ndoshta Allahu e vonon këtë mërzi që e ke, me ta dëgjue zërin tënd ku thua “O Zot” “O Allah” disa herë e pastaj të vjen lehtesimi
Mendo vetëm mirë për Zotin e pastaj ke për tu befasue me supriza nga Allahu!
Së fundi qofshë në mbykqyrje dhe mëshirën e Allahut gjithmonë.
Lus Allahu me të ndihmue e me ta lehtësu sa ma shpejt.
Amin Amin Amin
Hoxhë Juzuf Hajrullahu