5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Këln, qytetarët filluan të mblidhen për tubimin e Demokracisë kundër grusht shtetit në Turqi

Më të lexuarat

Mijëra turq që jetojnë në vendet e Evropës janë mbledhur në Këln të Gjermanisë, ku sot do të mbahet tubimi i Demokracisë kundër grusht shtetit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizator i tubimit është Platforma për Demokraci kundër grusht shtetit. Tubimi do të fillojë në ora 15:00 me interpretimin e himnit të Turqisë dhe Gjermanisë.

Nga sheshi ku do të mbahet tubimi, Anadolu Agency (AA) do të transmetojë drejtpërdrejt. Nëpërmjet këtij linku mund të ndiqni drejtpërdrejt tubimin në Këln. Në shesh ka filluar të mblidhen shumë qytetarë të cilët jetojnë në vendet e ndryshme evropiane.

Në fillim të tubimit është planifikuar të mbahet një minutë heshtje për viktimat e tentativës së grusht shtetit të cilin u përpoq ta kryejë grupi i ushtarëve të lidhur me organizatën terroriste FETO, por edhe për sulmet në Paris dhe Mynih.

Në tubimin të cilin e mbështesin afro 100 shoqata do të lexohet edhe deklarata e përbashkët në gjuhën gjermane dhe turke.

Krahas kësaj është paraparë edhe leximi i emrave të dëshmorëve ndërsa në mënyrën e duhur do të kujtohen edhe viktimat në sulmin në Ansbach të Gjermanisë.

Është planifkuar edhe program muzikor, fjalim të folësit dhe leximin e deklaratës së përbashkët të Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit