8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kelmendi: Shkencërisht homoseksualizmi është sëmundje

Më të lexuarat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh, kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj marshit të mbajtur sot në Prishtinë, nga ana e komunitetit LGBT, duke thënë se populli i Kosovës nuk ka nevojë për marshe të tilla.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kelmendit:
“Populli i Kosovës ka krenari dhe dinjitet, respekton mikun dhe gjithë njerëzit pavarësisht orientimeve të ndryshme të tyre.

Por, populli i Kosovës mbi të gjitha ruan dhe respekton familjen si shtyllë kryesore të shoqërisë.
Populli jonë nuk ka nevojë për parada të tilla të komunitetit LGBT.
Ngase shkencërisht është e vërtetuar se ‘homoseksualizmi’ është sëmundje e cila ka arritur të shtrijë ndikimin në nivel global dhe të ju imponohet shoqërive të ndryshme sikur diçka normale dhe demokratike.
Ndërsa, po kjo sëmundje sot është ndër shkaktarët kryesor të shkatërrimit të familjes dhe zvogëlimit të numrit të popullsisë.
Fundja, ‘paradë’ organizon ajo shoqëri apo ai komunitet që është krenaria e një vendi sikur: Policia, Ushtria”.
Ndryshe, sot komuniteti LGBT ka organizuar një paradë, në sheshin e Prishtinës, në të cilën kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulriek Lunaçek si dhe presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit