-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kelmendi: Qëndrimi në seancë do të thotë përkrahje e Thaçit, nuk mjafton votimi kundër

Më të lexuarat

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se ai nuk do ta votojë të parin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi për pozitën e presidentit.Sipas tij, “janë të pasinqerta deklaratat e disa deputetëve të koalicionit qeverisës të cilët po deklarojnë se do të votojnë kundër kandidaturës së Thaçit për president, por që do të qëndrojnë në seancë”.
“Ai deputet që thotë se do të qëndrojë në seancë e nuk do ta votojë Thaçin, po e mashtron elektoratin e tij. Vet prezenca e deputetit nënkupton një lloj përkrahje për Thaçin, për shkak se po e mundëson kuorumin. Thjesht këta deputetë që do të qëndrojnë në sallë dhe do të votojnë kundër, janë duke shitur moral dhe patriotizëm të rrejshëm. Këto deklarime janë thjesht një farsë”, ka theksuar Kelmendi.
Sipas tij, figura më unifikuese për pozitën e presidentit të Kosovës është Murat Jashari, duke shtuar se “kjo familje emblematike e meriton një nder të tillë”.
“Kandidatura e Murat Jasharit është një test për të gjithë ata që në emër të kësaj familje kanë grumbulluar vota për vite të tëra. Kjo familje, edhe për një fakt tjetër, e meriton që një anëtar i saj të jetë në krye të shtetit. Asnjëherë Jasharajt nuk janë rreshtuar prapa asnjë partie, duke qenë parimor dhe shumë korrekt”, ka shtuar Kelmendi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit