-1.4 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Kelmendi: Në asnjë raport zyrtar nuk ceket që Kosova është vatër e ekstremistëve

Më të lexuarat

Deputeti nga Partia Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se ka një dilemë lidhur me terroristët në Siri.

Sipas tij, ata janë të pakët në numër e nuk do të mund të rezistonin kaq shumë.

“Si është e mundur që një organizatë me 30 mijë veta të rezistojë gjithë botës: SHBA-së,  NATO-së e Turqisë. Dilema ime është kush qëndron pas tyre”

Në një intervistë në Zonën e Debatit, Kelmendi është shprehur se ISIS nuk përfaqëson myslimanët.

“Ata mund të bëjnë thirrje çfarëdo, por ata nuk mund të përfaqësojnë 1 miliard e 700 milionë myslimanë në botë”.

Kelmendi ka thënë se politikanët po e përdorin terrorizmin për të marrë donacione.

“Ne duhet të ruhemi që mos ta njollosim rendin tonë për interesa personale. Është për keqardhje se si njerëz të politikës kosovare vetëm e vetëm thithin një donacion prej 30 mijë dollarëve ta shpallim shtetin tonë si qendër të terrorizmi”.

“Në asnjë raport zyrtar nuk ceket që Kosova është vatër e ekstremistëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit