22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Vazhdon “loja” e SHBA-ve për Munbixhin

Më të lexuarat

HALEP (AA) – Përkundër fjalës së dhënë nga administrata e SHBA-ve se organizata terroriste PYD/PKK do të tërhiqet nga rajoni Munbixh në perëndim të lumit Eufrat në Siri, organizata ka marrë nën kontroll 8 fshatra në linjën Munbixh-Bab, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Amerikan i Shtetit në deklaratat më me 7 dhe 27 shtator në lidhje me elementët e PYD/PKK në rajonin Munbixh të qytetit Halep të Sirisë ka njoftuar se organizata ka braktisur Munbixh-in.
Ndërsa njësitë e inteligjencës turke kishin raportuar se organziata ruante praninë e saj në Munbixh.
Përfaqësuesi special i presidentit amerikan Barak Obama për luftën kundër DEASH-it, Brett Macgurk, në një publikim në llogarinë e tij në Twitter ditën e djeshme njoftoi se organizata e cila ndodhej në Munbixh për “të trajnuar elementët lokalë” do të largohej nga rajoni pasi ka përfunduar këtë punë, ku dhe në këtë mënyrë pranoi praninë e PYD/PKK në rajon.
Së fundmi një nga zëdhënësit e koalicionit kundër DEASH-it, koloneli amerikan John Dorrian dje dha një deklaratë ndryshe nga McGurk.
“Në Munbixh nuk ndodheshin aspak elementë të YPG (krahu ushtarak i PYD/PKK). Nuk besoj se në Munbixh kanë mbetur elementë të YPG-së. Me aq sa unë kam kuptuar ato po tërhiqeshin ditën e sotme”, tha Dorrian.
Në deklaratat gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët amerikanë teksa kanë vënë në pikëpyetje praninë e PYD/PKK në Munbixh, thuhet se organizatat kanë zgjeruar kontrollin e tyre në rajon.
PYD/PKK ditën e djeshme gjatë deklaratave të zyrtarëve amerikanë duke kaluar në veprim nga rajoni Munbixh drejt rajonit Bab ajo mori nga DEASH-i fshatrat Shejh Nasır, Sab Veren, Kanlı Kuju, Bogaz, Kendirili, El İshlije, Kankavi dhe Bershaja.
Në këtë mënyrë organizata e cila synon të bashkojë rajonet Afrin dhe Munbixh në perëndim të lumit Eufrat, është afruar 9.8 kilometra në afërsi të qendrës Bab e cila shërben si urë mes dy rajoneve.
Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e cila po përparon me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, një ditë më parë ka marrë nën kontroll fshatin Kabasin në veriperëndim të rajonit Bab, por ditën e djeshme DEASH-i e rimori përsëri nën kontroll këtë.
Teksa ULS po bën përgatitje për të rimarrë sërish nën kontroll fshatin, militantët e PYD/PKK ndodhen në një largësi prej 1.3 kilometra nga ky rajon.
Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” nga terroristët është pastruar një hapësirë prej 1.720 kilometra katrorë, ku gjithashtu forcat e ULS ruajnë ende linjën në afërsi prej 2 kilometra nga qendra e rajonit Bab.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit