0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

KB: Vendet e varfra po përballen me fatura më të mëdha ushqimore

Më të lexuarat

Vendet më pak të pasura po përballen me fatura më të mëdha ushqimore, sipas Kombeve të Bashkuara.

KB theksoi të enjten se importet e ushqimit në botë do të rriten me 12 % këtë vit, në 1,72 trilionë dollarë, ekuivalente PBB-në e Rusisë.

Në raportin e saj dyvjeçar mbi tregjet globale të ushqimit, Organizata e KB për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO) vlerësoi se çmimet e konsumit për proteinat dhe kaloritë ishin rritur me 20-34 %, e krahasuar me një vit më parë, duke rrezikuar “përkeqësimin e tendencave sasiore dhe cilësore të dietës ushqimore në vendet e pambrojtura “ku ushqimi mund të përbëjë deri në gjysmën e shpenzimeve të familjes”.

FAO javën e kaluar vlerësoi një kërcim të përgjithshëm vjetor në kostot e ushqimit prej rreth 40 %, për shkak të “një rritje të çmimeve për vajrat, sheqerin dhe drithërat”.

Inflacioni në rritje vjen pasi shumica e vendeve pësuan tkurrje të PBB-së në vitin 2020 dhe ndërsa pjesë të Azisë përballen me rritje të vazhdueshme të infektimeve COVID-19.

FAO paralajmëroi se vendet më të prekshme mund të jenë importues të ushqimit “ku të ardhurat nga eksporti, përfshirë nga turizmi, janë goditur rëndë nga pandemia”.

FMN paralajmëroi kohët e fundit se kufizimet e lidhura me pandeminë mund të shtyjnë pothuajse 100 milionë më shumë persona, me gjasë më të goditur nga çmimet e larta të ushqimit, në “radhët e varfërisë ekstreme”. /atsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit