-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

KB: Deri në fund të vitit 2016, gjysma e botës do të jetë online

Më të lexuarat

Deri në fund të vitit 2016 pothuajse gjysma e popullatës botërore do të shfrytëzojë Internetin, sepse rrjetet celulare rriten, ndërsa çmimet shënojnë rënie, edhe pse pjesa më e madhe do të jenë të koncentruar në botën e zhvilluar, sipas raportit të Unionit ndërkombëtar telekomunikues të Kombeve të Bashkuara.

Internet shfrytëzojnë edhe deri në 80 për qind të banorëve në vendet e zhvilluara, ndërsa online është vetëm 40 për qind e popullatës të vendeve në zhvillim dhe 15 për qind në shtetet e zhvilluara dobët, shkruan raporti i Agjencisë së KB-së, transmeton KP.

Në disa vende të varfra dhe jostabile afrikane çdo person i dhjetë përdor internetin.

Ata të cilët e shfrytëzojnë rrjetin global zakonisht janë femra, personat më të moshuar, personat me arsimim më të dobët, të varfrit dhe ata të cilët jetojnë në rajonet rurale, thekson Agjencia e specializuar për teknologji informative dhe komunikuese.

Pa Internet janë të paktën 3.9 miliardë njerëz, që është më shumë se gjysma e banorëve në botë, ndërsa Agjencia pret se qasje deri te rrjeti deri në fund të këtij viti do të kenë 3.5 miliardë njerëz.

“Në vitin 2016 njerëzit më nuk shkojnë në Internet, ata janë në Internet. Përhapja e rrjetit 3G dhe e 4G ka sjellë në Internet në mbarë botën”, thuhet në raport.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit