20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Vehabizmi” i Arbanës çmontohet nga James Rubini

Më të lexuarat

Në një intervistë për gazetën Zëri në vitin 2013, ish diplomati amerikan James Rubini ka folur për atë se si e sheh zhvillimin e Kosovës, duke u fokusuar në problemet reale të Kosovës që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Megjithëse se gazetarja gjatë tërë intervistës mundohet të lidh me çështje të ekstremizmit, kur ai fillimisht e krahason Kosovën me vendet që kanë probleme të thella si Afganistani dhe Siria që sipas tij ato shtete janë dështim i perëndimit ndërsa Kosova sukses i komunitet perëndimor.
Ai demanton se për disa individë ekstremistë nuk damkosen të gjithë muslimanët. Ai thotë: “Por, përshtypja ime ishte dhe ende mbetet, se për t’i ngjyrosur të gjithë myslimanët me një brushë është diçka e marrëzishme.” , ndërsa për kërcënime nga radikalistët ai thotë se kur vjen në Kosovë: “nuk ndihem se jam në mesin e radikalëve islamikë.”

Ai gjatë gjithë intervistës mundohet të flas me tone duke e larguar idenë se Kosova është vend i ekstremizmit duke thënë: “Ky nuk është një problem vetëm për Kosovën por është problemi për tërë vendet e Bashkimit Evropian.” Ndërsa për ata që kanë shkuar të luftojnë në Siri fajëson mungesën e intervenimit të Perëndimit: “Nëse Perëndimi do të intervenonte për të ndihmuar opozitën moderne në gjashtë muajt e parë apo pas një viti, nuk do të kishte gjasa për ato grupe ekstremiste islamike të shkojnë për të luftuar në Siri. Mendoni për miliona refugjatë sirianë të cilët janë të frustruar për mungesën e ndihmës siç u veprua me vendet e tjera, pra kemi një problem të madh si rezultat i luftës siriane.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit