Pjesëtarët e Shërbimit Zjarrfikës e lokalizuan shpejt zjarrin dhe trupat e pajetë të fëmijëve janë gjetur në dhomën e gjumit
Katër fëmijë kanë humbur jetën nga një zjarr që ka rënë në Novi Pazar të Serbisë. Zjarri ka rënë mëngjesin e ditës së djeshme(05.03) rreth orës shtatë, për arsye ende të papërcaktuara, raporton Anadolu.
Pjesëtarët e Shërbimit Zjarrfikës e lokalizuan shpejt zjarrin dhe trupat e pajetë të fëmijëve janë gjetur në dhomën e gjumit.
Prindërit janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar.
Policia po kryen hetimet, pas së cilave do të dihen shkaqet e zjarrit.
/aa/