16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Peshkopët në Portugali kërkojnë falje për abuzimet seksuale në Kishën Katolike

Më të lexuarat

Ky hap erdhi pasi një njoftim i një komiteti të pavarur muajin e kaluar zbuloi se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga kleri katolik në Portugali që nga viti 1950

Peshkopët portugezë u kërkuan falje viktimave të abuzimit seksual në Kishën Katolike të Portugalisë, transmeton Anadolu.

Peshkopët u takuan në Fatima në një mbledhje plenare të Konferencës Episkopale Portugeze (CEP).

CEP-i lëshoi një deklaratë pas takimit, duke kërkuar falje për viktimat në gjithë vendin.

Ky hap erdhi pasi një njoftim i një komiteti të pavarur muajin e kaluar zbuloi se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga kleri katolik në Portugali që nga viti 1950.

Pasi 512 persona dolën me dëshmi, koordinatori i hetimit, Pedro Strecht, tha se ky ishte një numër “minimum absolut” i viktimave.

Hetimi tregoi gjithashtu se 96 për qind e abuzuesve ishin burra dhe 77 për qind ishin priftërinj.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit