Evenimenti më i madh i futbollit, kupa e botës e zhvilluar në Katar 2022 ka përfunduar. Në këtë eveniment kanë fituar shumë shtete, ekipe dhe individë. Kanë fituar ngritje në shkallët e rendetijes botërore të futbollit, tituj, çmime dhe përftime materiale e morale.
Pa më të voglin dyshim themi se fituesi më i madh, që korri më shumë suksese – në sasi dhe cilësi – ishte shteti i Katarit. Në këtë kontekst, mjafton të përmendim si fakt deklaratën e presidentit të Fifa – s i cili tha se: “Përsa i përket nivelit dhe standartit, turneu i zhvilluar në Katar është një prej turneve më të mira të zhvilluara përgjatë gjithë historisë së kupave të Botës.”Këto fjalë nënkuptojnë: nivelin sportiv (profesional), logjistik, organizativ, financiar, mediatik dhe atë të sigurisë.
Megjithatë unë do të flas (shkruaj) për një nivel apo standart tjetër të cilin Presidenti i Fifa-s, Gianni Infantinos nuk e ka përmendur, ose ndoshta as që i ka shkuar ndërmend.
Shteti i Katarit ka fituar në aspektin politik:
Ka fituar në aspektin politik qysh në momentin kur fitoi të drejtën për organizimn e kampionatit botëror midis kanditaturave të mundshme, konkuruese, ziliqare dhe jo dashamirëse. Katari i kapërceu me sukses të gjitha sfidat, pengesat dhe dilemat që qarkulluan për ndërprerjen e këtij evenimenti në Katar. Gjithashtu Katari tregoi bindshëm pavarësinë dhe superioritetin e tij për të organizuar këtë eveniment, megjithë presionet dhe ndërhyrjet që synonin cënimin e sovranitetit, ligjeve dhe vendimeve të tij.
Shteti i Katarit ka fituar nën sloganin “Mondiali i arabëve”:
De facto një gjë të tillë ia arriti që ta realizonte në praktikë. Katari dhe populli i tij bujar demonstroi një atmosferë festive në të gjitha ndeshjet që luajtën ekipet arabe me një entuziazëm, mbështetje dhe tifozeri unike e të pashembullt. Emiri i Katarit dhe anëtarët e familjes së tij kanë marrë pjesë në të gjitha ndeshjet që kanë zhvilluar ekipet arabe. Ndërsa vetë Emiri i Katarit nuk ka munguar në asnjë ndeshje përveç ndeshjes në të cilën ka qenë prezent Presidenti i Francës, Makron.
Nën sloganin se ky Botëror është quajtur “Mondiali i arabëve” dhe mishërimit real të tij, të gjithë popujt arabë e ndoqën me interes, entuziazëm dhe unitet të paparë “Mondialin” dhe veçanërisht pjesmarrjen e ekipeve arabe. Padyshim që sukseset e ekipit të mrekullueshëm të Marokut patën një ndikim dhe efekt jashtëzakonisht të madh në këtë drejtim. Pikërisht kjo është një prej arsyeve se përse shteti i Katarit korri një sukses të madh sepse gjatë zhvillimit të botërorit u kultivuan më së miri ndjenjat e vëllazërisë dhe unitetit midis arabëve dhe muslimanëve.
Shteti i Katarit ka fituar në aspektin e Islamit:
Padyshim që ky është triumfi më i madh dhe më domethënës. Katari i dëshmoi mbarë botës dhe muslimanëve se është pasues i fesë të cilën e respekton, e zbaton, e lartëson statusin e saj dhe i thërret të tjerët që ta përqafojnë atë.
Shteti i Katarit krijoi hapësirat e duhura shumë ftuesve, dijetarëve dhe mendimtarëve muslimanë që t’ua prezantonin njerëzve fenë islame. Shteti i Katarit angazhoi me mijëra të rinj vullnetarë që kishin si detyrë që gjatë zhvillimit të Botërorit të komunikonin me tifozët për t’iu prezantuar atyre – në gjuhë të ndryshme – Islamin dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre.. dhe jo vetëm kaq, por në lidhje me këtë objektiv, ai publikoi aq shumë broshura dhe pankarta sa është e vështirë që të numërohen.
Shteti i Katarit e ndaloi kategorikisht propagandimin e thirrjes për homoseksualizëm, propandë që ka marrë përmasa histerike, fetare dhe ideologjike në Perëndim. Miratimi i këtij perversiteti dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me të është bërë kryeartikulli i të drejtave të njeriut dhe kriteri i ekzistencës apo jo të saj. Perëndimi është përpjekur maksimalisht, duke përdorur mjete nga më ndryshmet, që ta imponojnë shtetin e Katarit që ta pranojë këtë perversitet dhe ithtarët e saj, nëpërmjet sloganeve, simboleve dhe marrëzive të tyre. Mirëpo shteti i Katarit i rezistoi dhe u bëri ballë të gjitha këtyre mjeteve duke i dhënë përparësi dhe superioritet ligjeve të Sheriatit dhe asaj që është në dobi të shoqërisë.
Sheti i Katarit e ndaloi kategorikisht shitjen, qarkullimin dhe konsumimin e alkolit – që për fat të keq është bërë traditë të konsumohet në stadiume dhe përreth tyre. Konsumimi i alkolit – sipas pretendimeve dhe fantazizë së tyre të shfrenuar – mbush boshllëkun e krijuar, dhuron kënaqësi dhe rrit adrenalinën. Mirëpo fakt i pakundërshtueshëm është se konsumimi i alkolit nuk shërben për gjë tjetër vetëm se për të çoroditur dhe droguar publikun e gjerë, nga ana e oligarkëve.
Në këtë kontekst është me vend që të përmendim se shumica e tifozëve (perëndimorë) – burra dhe gra – kanë dëshmuar se realisht e kanë shijuar zhvillimin e kampionatit të futbollit në Katar, pasiqë nuk kanë parë akte të shëmtuara të dehjes, rrëmujës, provokimeve, turbullirave, trazirave..etj.
Botërori i zhvilluar në Katar dëshmoi një bum të madh mediatik për mbështetjen e kauzës palestineze i cili është preokupimi madhor dhe shqetësimi primar i arabëve dhe muslimanëve. Padyshim kjo i dha një shuplakë të fortë cionistëve dhe aleatëve të tyre arabë që janë pro natyralizimit të marrdhënieve me Izraelin. Mbështjetja që shteti i Katarit i bëri kauzës së Palestinës, padyshim konfirmon qëndrimin e drejtë të këtij shteti që është anti natyralizimit të marrdhënieve me Izraelin. Padyshim që kjo mbështjetje i ka rrënjët tek besimi i shëndoshë dhe ndërgjegjsimi i plotë rreth kësaj kauze.
Një kontribut të madh në shpalosjen e vlerave dhe parimeve islame në këtë Botëror dha edhe ekipi i Marokut. Efekti pozitiv që ky ekip la e kompletoi dhe e përforcoi qëndrimin e Katarit rreth parimeve dhe vlerave të Islamit. Ky efekt është përcjellur më së miri nga përkushtimi fetar, demonstrimi i dukshëm, sjellja dhe suksesi i lojtarëve të Marokut, të cilët janë konsideruar supriza e këtij botërori.
Disa opinionistë kanë qenë të mendimit se Perëndimi e shikonte këtë Botëror si një mundësi të artë për të rrënuar vlerat e familjes, për të ngritur lart e mbështetur imazhin absurd të pornografisë me qëllimin për t’i zaptuar muslimanët në shtëpinë trojet e tyre, mirëpo Perëndimi dështoi në këtë pikë. Sakaq vlerat fisnike të familjes shkëlqyen dhe aksionet e saj u rritën edhe falë performancës së ekipit maroken, lojtarët e të cilëve i respektuan në maksimum nënat e tyre.
Shumica e perëndimorëve kanë nxjerrë një mësim të mirë nga vlerat e Islamit dhe e kuptuan mjaft mirë se Islami u ofron atyre dhe mbarë njerëzimit atë ç’ka nuk e ofron askush tjetër përveç tij.
Qeveritarët dhe popujt muslimanë janë më meritor se kushdo tjetër për të nxjerrë këtë mësim dhe të tjera që shteti i Katarit ofroi. Shteti i Katarit e meritoi që të ishte “Sharmi” dallues në mesin e njerëzve dhe muslimanëve, ashtu sikurse Profeti (a.s) ka urdhëruar: “Vishuni bukur, rregulloni kafshët e udhëtimit që të dalloni në mesin e njerëzve. Allahu nuk e do paturpësinë dhe vulgaritetin.”
Autor: Ahmed Rejsuni