6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kasami: Çdo protestë kundër regjimit VMRO-BDI e përkrahim

Më të lexuarat

“Çdo protestë kundër regjimit e përkrahim”, kështu u përgjigj kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në pyetjen se a do të merr pjesë partia e tij në protestën e nesërme të organizuar nga Lëvizja për Reforma në PDSH-së.

Në lidhje me atë se a do të merr pjesë ai personalisht, apo përfaqësuesit e kryesisë, Kasami tha se atë çdokush do ta vlerësojë vet.

“Si në protestat tjera edhe në këtë, çdokush do ta vlerësojë vet se a do të merr pjesë apo jo, nëse janë protesta qytetare atëherë, çdokush si qytetarë ka liri të vendosë vet”, tha për Portalb, Kasami.

Kryetari i Lëvizjes Besa tha se ata nuk janë organizator të kësaj proteste, dhe sipas vendimit të kryesisë, parimisht ata i përkrahin të gjitha protestat kundër këtij regjimi, por se a do të shkojnë në mënyrë grupore apo individuale, Kasami për Portalb tha se Lëvizja Besa nuk ka vendim se kush duhet të shkojë apo të mos shkojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit