-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kapet në Greqi gomonia me 1 ton hashash nga Shqipëria

Më të lexuarat

1.2 tonë lëndë narkotike e dyshua si kanabis sativa u bllokua gjatë pasdites të së hënës në brigjet greke në Mesologji të Greqisë kontinentale. Sipas rojës bregdetare greke, lënda narkotike ndodhej në një gomone 10 metra të gjatë me 3 motorë 300 kuaj secili.

Autoritetet greke thanë se tre ose katër personat e dyshuar që ndodheshin në të, sapo e kuptuan se ndiqen prej autoriteteve greke, e drejtuan skafin drejtë bregut, në vendin e quajtur “Buka” në afërsi të fshatit Evrikori të Mesologjit.
Të dyshuarit deri në këtë moment ende nuk janë arrestuar, ndërsa policia po vijon operacionin për kapjen e tyre. Autoritete greke sqarojnë se kishin informacion për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Patrës, por ngarkesa nuk mundi të arrijë në destinacion.
Kjo është ngarkesa e tretë e këtij lloji gjatë viteve të fundit që hyn kaq thellë në brendësi të territorit grek. Edhe në të kaluarën, trafikantët kanë preferuar ta dërgojnë lëndën narkotike në afërsi të Patrës, vetëm 200 km larg Athinës, për të shmangur kontrollet në rrugën tokësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit