0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kapen 180 kg hashash në kufi me Greqinë

Më të lexuarat

Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 180 kilogramë hashash, e cila po transportohej drejt Greqisë. Operacioni i forcave të rendit është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Peshkëpi e Sipërme, raporton korrespodenti i NOA-s në Gjirokastër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në zonë e fshatit Peshkëpi po kryhej transporti i një sasie droge, forcat e rendit janë vënë në lëvizje për arrestimin e trafikantëve. Pasi kanë parë forcat e policisë të afrohen, tre persona që kanë qenë duke transportuar drogën e kanë lënë atë dhe janë larguar me shpejtësi drejt pyllit.

Policia ka sekuestruar tre çanta me nga 60 kilogramë drogë. Ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë ditës së djeshme policia e Gjirokastrës organizoi dhe një operacion, ku në pranga përfundoi një shtetas grek, i cili kishte blerë drogën në Lazarat dhe po e transportonte drejt Greqisë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit