Ilegalët e Panticit financohen nga buxheti i Kosovës

0
49

I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se 60 punëtorët e Kuvendit paralele të Mitrovicës, të cilët financohen nga Serbia, në 15 ditët e ardhshme duhet të heqin dorë nga të ardhurat që marrin nga buxheti i Kosovës.
Bogdanovic e dha këtë deklaratë për ditoren Politika të Beogradit, në lidhje me letrën që Krstimir Pantic, i ashtuquajtur kryetari Mitrovicës, ia ka dërguar atij në lidhje me “udhëzimet se si të procedojë me 60 punonjësit e administratës komunale në Mitrovicë, të cilët janë në listën e pagave të Qeverisë së Kosovës.”

“Ligji është mjaft e qartë. Unë nuk mund t’i përgjigjem Krstimir Panticit, kur dihet se ai po ikë nga përgjegjësia. Pse nga unë kërkon instruksione, kur para vetes e ka Ligjin për punën dhe marrëdhëniet e punës të Republikës së Serbisë”, ka thënë Bogdanovic.

Pantic ka thënë për Politika se nga 109 punëtorë të punësuar në administratën ilegale të Mitrovicës, 49 janë në listën e pagave të Serbisë, derisa 60 të tjerë që nga viti 2002 janë në listën e pagave të buxhetit të Kosovës. /Telegrafi/kohaislame