1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kapadokia, udhëtimi unik me balona në minus 20 gradë

Më të lexuarat

Udhëtimi tradicional me balona në një nga rajonet më të bukura të botës Kapadokia, qendrës turistike në Turqinë e mesme, tërheqë vëmendjen e turistëve edhe në ditët e dimrit. Pavarësisht borës dhe temperaturave të cilat bien deri në minus 20 gradë Celsius, turistët vendosin që mënyra më e mirë e mundshme për të parë bukuritë e Kapadokias është udhëtimi në balona, shkruan Anadolu Agency (AA).

Rajoni i Kapadokias është vendi ku bashkohen bukuritë natyrore dhe historia, duke krijuar kështu një nga peizazhet më të bukura të botës. Ndërsa lëvizjet gjeologjike kanë krijuar oxhaqe të bardha zanash, njerëzit gjatë gjithë historisë kanë lënë gjurmët e qytetërimeve të tyre duke ndërtuar nga guri shtëpitë dhe kishat dhe duke i shndërruar në kryevepër të qytetërimit njerëzor.

Turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Kapadokian vendosin edhe dhe për udhëtim në balona gjë e cila në ditët e dimrit ofron pamje të bukura të mbuluara me borë. Turistët, të cilët këtyre ditëve të ftohta dimri vendosin për fluturimin në balona mbi Kapadokinë, thonë se asnjëherë nuk do të harrojnë këto pamje të pazakonshme dhe madhështore të stinës së dimrit. Fotoreporterët e Anadolu Agency kanë fotografuar bukuritë e këtij rajoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit