7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Beograd, babai hedh foshnjën 15 ditëshe nga kati i tretë

Më të lexuarat

Foshnja e vdekur vetëm 15 ditëshe është gjetur në mëngjesin e sotëm në rrugën Drinčićeva në Beograd, konfirmohet nga MPB e Serbisë.

Nada Macura nga Emergjenca në Beograd ka deklaruar se ekipi i Emergjencës ka pranuar në mëngjesin e sotëm pas thirrjes për ndërhyrje në orën 5:28, pas denoncimit se në rrugën në fjalë dyshohet se një mashkull e ka hedhur foshnjën nga kati i tretë.

Macura ka konfirmuar se ekipi mjekësor pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e foshnjës. “Babai i moshës 36 vjeç është dërguar në Klinikë në Psikiatri emergjente La Lazareviç. Hetimet do të përcaktojnë se cili është motivi dhe pse ndodhi kjo tragjedi familjare”, tha Macura.

Besohet se babai i fëmijës së hedhur kishte çrregullim mendore, ndërsa policia është duke hetuar ngjarjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit