9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Eksperti francez për terrorizmin, Raufer: Sulmuesit në Paris nuk janë të lidhur me Al Qaedan

Më të lexuarat

Eksperti francez për terrorizmin dhe ish-zyrtari i lartë i policisë Xavier Raufer në prononcimin e tij për Anadolu Agency pretendon se tre sulmuesit e dyshuar për sulmin e djeshëm ndaj selisë së revistës “Charlie Hebdo” në Paris nuk janë të lidhur me Al Qaedan ose me organizata të tjera terroriste ndërkombëtare.

Ai tha se dy të dyshuarit për shumë vite janë të njohur për autoritetet policore. “Ky është vetëm një grup i njerëzve të afërt, por jo edhe organizatë terroriste”, konsideron Raufer, duke shtuar se bëhet fjalë për një grup radikal. “Sulmin e ka kryer grupi radikal megjithëse shihet qartë se ishte planifikim i kujdesshëm ushtarak”, ka theksuar ky ekspert.

Ai thekson se një nga të dyshuarit, Cherid Kouachi, i cili ishte në burg në vitin 2008 për shkak të aktiviteteve në grupin i cili inkurajonte të rinjtë të luftojnë në Irak, u bë radikal në burg. Konsideron se Kouachi bindjet e tij i përcolli tek vëllai Said Kouachi, si dhe në të dyshuarin e tretë Hamyd Mourad, me të cilët është në marrëdhënie miqësore.

“Ajo çfarë ndodhi është se policia ndaloi së shoqëruari Kouachin, ndërkohë që prioritet i kanë dhënë vëzhgimit të personave të cilët kanë luftuar në Irak dhe Siri, ose ata që kanë planifikuar të shkojnë në vendet e huaja për të luftuar. Kjo pati pasoja të padëshiruara”, shpjegoi ky ekspert për terrorizmin. Zyrtarët francez kanë njoftuar më herët se në sulmet e djeshme terroriste janë vrarë 12 persona, në mesin e të cilëve katë karikaturist dhe dy policë. Katër persona janë plagosur rëndë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit