-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kanë shpëtuar besimtarët – Mbi përqendrimin në Namaz

Më të lexuarat

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:
Kanë shpëtuar besimtarët“. [Kuran, 2:187]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet robi e fal namazin,
kurse nuk i shkruhet atij më shumë se një e dhjeta, një e nënta, një e teta, një e shtata, një e gjashta, një e pesta, një e katërta, një e treta ose gjysma e tij.” (Këtë hadith e shënojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi, ndërsa Albani e cilëson si “sahih”

Ndodhi nga brezat e parë

Kur binte në sexhde Rabi’ë ibn Hajthem dukej si rrobë e shtrirë, saqë edhe zogjtë qëndronin mbi të.

Tregim

Ismail Et-Tusi thoshte: “Njëherë, derisa ishim duke e falur namazin e sabahut, me ne ishte edhe Ali ibn Fudajli, imami lexoi suren Rrahman, ku është edhe ajeti: “Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhin.” (Sureja Er-Rrahman: 56).
Pasi dha selam imami, e pyeta atë: “Ali, a e dëgjove ajetin që e lexoi imami?” Më tha: “Cilin?” i thashë: “(Atje do të
ketë) hyri syzeza nëpër tenda.”
(Sureja Er-Rrahman: 72). Ma ktheu: “Më preokupoi ajeti 35 i kësaj sureje, të cilin
e lexoi imami: “Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.””

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit