2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kanada, protesta masive kundër sulmeve izraelite ndaj Palestinës

Më të lexuarat

Ballina Lajmet Rajon dhe Botë
Kanada, protesta masive kundër sulmeve izraelite ndaj Palestinës
May 17, 2021

Protesta në mbështetje të Palestinës për sulmet izraelite në Gaza dhe Kudsin Lindor mbrëmë u mbajtën në gjithë Kanadanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në qendër të Torontos dhe në disa qytete të tjera kanadeze për të dërguar një mesazh solidarizimi me palestinezët të cilët shënuan dje 73-vjetorin e Nakba-s, fillimin e persekutimit të popullit palestinez në Lindjen e Mesme.

Më shumë se dhjetë mijë njerëz u mblodhën në sheshin Nathan Philips në Toronto, kurse organizatorët thanë se nuk ishte një protestë kundër hebrenjve, por ekskluzivisht kundër regjimit sionist.

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë në protesta dhe nuk mbajtën flamurin kanadez në shenjë proteste me autoritetet e vendit të cilët akoma nuk kanë dalë për të dënuar sulmet izraelite.

“Liri për Palestinën”, “Shpëtim për Sheikh Jarrah” dhe “Palestina, Kudsi dhe Gaza do të jenë të lira” ishin disa nga mbishkrimet në banderola që mbaheshin nga protestuesit, kurse disa prej tyre gjithashtu falën namazin e mbrëmjes në shesh.

Protestat u mbajtën me masa të forta sigurie dhe përfunduan në mënyrë paqësore dhe pa incidente të mëdha.

Paralelisht me këtë, kreu i Partisë së Re Demokratike, Jagmeet Singh, i bëri thirrje Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, të thërriste seancë të jashtëzakonshme të parlamentit kanadez, në të cilin do të diskutohet situata në Palestinë.

Këto ditë, palestinezët po shënojnë Ditën e Nakba-s, apo Katastrofën e Madhe, e cila i referohet 14 majit 1948, kur Izraeli shpalli pavarësinë në territorin e okupuar palestinez, dhe një ditë më vonë filloi përndjekjen masive të palestinezëve nga kjo zonë. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit