12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Konflikti Izrael – Palestine

Më të lexuarat

Maj 2021

Konflikti Izrael – Palestine: Është një konflikt regjional mes çifuteve dhe arabeve për të njëjtin territor.

Përgjatë Luftës I Botërore, me 1917, Britania u përpoq të dobësojë Perandorinë Osmane duke mbështëtur rebelimin arab dhe duke u premtuar atyre  pavarësi në territoret e çliruara.

Pas ndarjes së Perandorisë Osmane, regjioni i rrethuar ishte Palestina.

Përfundimisht, Perandoria Osmane u mund dhe u nda në territore të reja  nga fuqitë europiane. Ajo çfarë mbeti ishte Palestina. Britania donte të krijoje në të një atdhe çifut, por komuniteti çifut i atëhershëm ishte një minoritet i vogël.

Përgjatë Luftës II Botërore, kur çifutet u persekutuan nga Holokausti, ata migruan nga Europa ne Palestine, veçanërisht nga Gjermania ku partia naziste anti-semitike erdhi në fuqi. Ata rriten numrin e tyre atje dhe me këtë u rriten edhe tensionet me arabet.

Për shkak të situatës dërrmuese, me 1948, Britania u tërhoq nga Palestina, gjë që rezultoi në marrjen përsipër të rastit apo situatës nga Kombet e Bashkuara. Kombet e Bashkuara propozuan të ndajnë regjionin në dy shtete – Shteti Arab dhe Shteti Çifut, me status special të Jeruzalemit si një zonë ndërkombëtare. Shumica e çifuteve të Palestinës pranuan ndarjen por ky propozim u refuzua nga arabet palestinezë. Ajo çfarë pasoi ishte një lufte civile mes dy komuniteteve.

Liga Arabe krijuan bashkërisht një ushtri çliruesish për të luftuar vullnetarisht. Në anën tjetër, çifutet organizuan një ushtri duke i ofruar trajnim ushtarak popullatës së vet.

Më 1948, çifutet proklamuan pavarësi të Shtetit te Izraelit. Si përgjigje, Liga Arabe deklaroi lufte. Me ne fund, armëpushimi u nënshkrua. Si rezultat, Izraeli pushtoi territore te reja duke përfshirë Jeruzalemin Perëndimor. Egjiptit iu dha Rripi i Gazës, dhe Bregu Perëndimor u aneksua nga Jordania.

Ky konflikt shkaktoi një shkalle te larte te zhvendosjes se popullsisë. Shume arabe braktisen territoret e Izraelit neper kampe refugjatesh. Ne anën tjetër, komunitete çifutësh  neper shtetet arabe, kërkuan strehim ne Izrael ose diku tjetër neper Evrope. Me raste, shume çifute evropiane te cilët u siguruan me fitoren e Izraelit zgjodhën te vendosen këtu.

1964: Themelimi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (The Palestine Liberation Organization – “PLO”)

Me 1967, duke ndjekur tensionet me fqinjët, Izraeli i shpalli lufte Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë.

Territoret palestineze përbeheshin nga: Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor (Duke përfshirë  Jeruzalemin Lindor).

Ne luftën gjashte-ditore arabo-izraelite, forcat izraelite shënuan dominance duke pushtuar kështu Lartësirat e Golanit nga Siria, Gadishullin e Sinait dhe Rripin e Gazës nga Egjipti, si edhe Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor nga Jordania. Po ashtu, koloni izraelite filluan te lëvizin brenda territoreve palestineze. Kombet e Bashkuara reaguan dhe adoptuan rezoluta te cilat dënonin këto okupacione izraelite.

Me 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan Izraelin për te rikthyer tokat e tyre. Fillimisht, ushtria izraelite dështoi për te zmbrapsur sulmin. Nen ndikimin e Luftës se Ftohte, Bashkimi Sovietik dhe shtetet arabe mbështeten sulmin ndërkohë qe Shtetet e Bashkuara dërguan ndihma emergjente me armatime për Izraelin. Me këtë përkrahje, ushtria izraelite vazhdoi me tej te zgjeroje territor.

Pas një armëpushimi, shtetet arabe eksportuese te naftës vendosin te dënojnë Kombet e Bashkuara dhe aleatet e Izraelit duke rritur çmimin e naftës dhe duke ulur prodhimin e saj. Kjo gjë shkaktoi krizën e pare te naftës me 1973. Si rezultat, Izraeli u vu nen presion ndërkombëtar, gjë qe detyroi atë t’i dorëzonte Sinain Egjiptit dhe pjese te Golanit, Sirisë, por mbajti nen kontroll territoret palestineze ku kolonizimi u përshpejtua kryesisht ne Jerusalemin Lindor.

Ne Bregun Perëndimor, tensionet u rriten rreth rezervave te ujit duke qene se Izraeli kishte “dorën e sipërme” mbi burimet, sa qe shpërndahej ne mënyrë te pabarabarte mes vendbanimeve izraelite dhe zonave palestineze. Me 1987, popullsia palestineze rebelohet. Ishte fillimi i Intifadës se Pare (term arab qe nënkupton kryengritje). Ne këtë kontekst ngritet edhe Hamasi – lëvizje palestineze islamiste qe lufton Izraelit. Njëkohësisht, me 1988 Jordania ia dorëzon Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) te gjithë territorin e pretenduar te shtetit ne Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Me1993, PLO dhe qeveria e Izraelit pajtohen për te implementuar një zgjidhje me dy shtete: Palestina për popullsinë arabe dhe Izraeli për popullsinë çifute.

Me 1995, një plan i propozuar për ndarje siguronte zonat e kontrolluara te Palestinës, zonat e përziera si dhe pjesën tjetër nen kontrollin e Izraelit. (plani për Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazes). Por, te dy palët ishin jo te gatshme për tu pajtuar ne çështjet e prekshme si statusi i Jeruzalemit dhe rikthimi i refugjateve te Palestines.

Izraeli fillon ndërtimin e një muri ne Bregun Perëndimor për mbrojtjen e shtetit, por, ne këtë mënyrë shkel ne territoret palestineze. Muri u deklarua i paligjshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (International Court of Justice – ICJ). Ne përpjekje për te qetësuar situatën, qeveria izraelite me 2005 zgjodhi te heq vendbanimet koloniale nga Rripi i Gazës por mban kontrollin mbi kufijtë e saj. Ne vitet qe pasuan, tensioni fokusohet rreth Rripit te Gazës, kryesisht kundër Hamasit i cili erdhi ne fuqi.

Izraeli vendos një bllokade ne Bregun Perëndimor përderisa Hamasi ne vazhdimësi lëshon raketa ne territoret izraelite. Dhuna nga te dyja anët shkakton një katastrofe humanitare.

 

Perse zgjidhja është kaq vështirë te arrihet?

Te dyja palët konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet te tyre, i cili është edhe vend adhurimi  dhe ka një trashëgimi kulturore. Vendbanimet izraelite ne Bregun Perëndimor e bëjnë ndasinë akoma me te rende. Se treti, refugjatet palestinez te cilët braktisen Izraelin besojnë se u takon e drejta për tu kthyer përsëri.

Globalisht, shtetet kane njohur Izraelin dhe mbajnë marrëdhënie diplomatike. Por ne te njëjtën kohe shtetet ndjejnë keqardhje dhe solidarizohen edhe me çështjen e Palestinës.

Është një lufte e zgjatur qëndresë për sovranitet mbi disa pjese toke. Konflikti mes Izraelit dhe militanteve palestineze ka cenuar çështjen etike për rritjen e paqes. Vendbanimet izraelite dhe shkeljet e kufijve mbi tokat e deklaruara nga palestinezet rezultojnë me tej ne dhunimin e te drejtave te njeriut.

Për me tepër, çështja ka konotacione tjera për shkak te inkuadrimit te shteteve arabe dhe shteteve perëndimore duke cuar ne paqëndrueshmëri dhe pasiguri.

 

Te rejat e fundit mbi konfliktin – Maj 2021

Palestina dhe Izraeli janë duke luftuar mes tyre pranë El-Aksa ne Qytetin e Vjetër ne Jerusalem. E gjitha nisi për shkak te përplasjeve mes palestinezeve dhe forcave te sigurimit para një muaji. U kthye ne dhune me raketa dhe avione nga te dyja palet.

Pamje nga ajri – “Mali i Tembullit” (për çifutet) , e njohur për myslimanët si “Haremi Sherif” dhe “Kompleksi El-Aksa”, është një kodër me lokacion Qytetin e Vjetër ne Jerusalem.

Xhamia El-Aksa e vendosur ne Qytetin e Vjetër ne Jerusalem, është vendi i trete me i shenjte ne Islam pas Mekës dhe Medinës. Por ky vend është i shenjte ne mënyrë te barabarte edhe për çifutet, te cilët i referohen si “Mali i Tempullit”. Çifutet besojnë se ky është lokacioni i tempujve biblike qe u shkatërruan nga romaket ne vitin 70 pas Isaut (a.s).

Është një nder zonat me te diskutuara qe ka ruajtur një vendbanim mes Izraelit dhe Palestines.

Izraeli konsideron Jerusalemin si Kryeqytetin e tij. Në luftën e 1967, Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, që përfshin edhe Qytetin i Vjetër, së bashku me pushtimin e Bregut Perëndimor dhe Gazës.

Palestinezët i duan këto regjione për shtetin e tyre në të ardhmen, me Jeruzalemin Lindor që do shërbeje si Kryeqytetin e së ardhmes. Mirëpo, aneksimi i Izraelit ndaj pjesës lindore të Qytetit nuk njihet ndërkombëtarisht.

Çfarë ka ndodhur tani?  – Izraeli vendosi bllokada për të mos u tubuar në El-Aksa qysh me 12 Prill. Ndërsa El – Aksa është vendtubim masiv për palestinezet muslimanët gjatë muajit të Ramazanit.

Më vone, Izraeli imponoi një kufizim prej 10,000 personave për çdo lutje (namaz) në  El-Aksa. Shumë palestinezë u drejtuan drejt Xhamisë për lutje (namaz). Ata të gjithë u kthyen mbrapsht. Që atëherë, dhuna është acaruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit