0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kam provimin e gjuhës për bashkim familjar, çfarë dua mund të bëj për të pasur sukses?

Më të lexuarat

Kam provimin e gjuhës për bashkim familjar, çfarë dua mund të bëj për të pasur sukses?
• Cilat janë lutjet që ndihmojnë në përgatitjen dhe suksesin në provime dhe si duhet t’i përdorim ato?

Përgjigje:

Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s. familjes dhe gjithë shokëve të tij.

Duaja është mjet në dorën e besmitarit, të cilin i preferohet ta përdorë sa më shumë dhe sa më shpesh. Duaja përveçse është përmbushje e nevojës tonë njerëzore si krijesa të dobëta ajo konsiderohet edhe adhurim-ibadet në vete dhe për të shpërblehet robi. Tekstet fetare na mësojnë se Allahu s.v.t kënaqet saherë që robi e lut dhe i kërkon Atij, madje edhe për gjërat e imta.
Prandaj në këtë rast drejtojuni Allahut me lutje për lehtësim të çështjes tuaj me lutje të përgjithshme dhe të vazhduara. Ndonjë lutje specifike për këtë nuk ka, porse lutja e sinqertë që del nga zemra dhe bëhet me përgjërim, s’ka dyshim se ajo jep efektet e veta pozitive.
Vallahu teala A’lem.

/Burimi: pergjigje.net/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit