5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kafsha e cila nuk lejohet të theret për kurban?

Më të lexuarat

Transmeton Maliku nga Amr bin el-Harith, nga Ubejd bin Fejruz, nga el-Bera bin Azib -radijAllahu anhu- i cili ka thënë: “I dërguari i Allahut ﷺ është pyetur se cilat kafshë nuk duhet therur për kurban dhe bëri shenjë me dorë e tha: “Katër”, por dora ime është më e shkurtër se dora e të dërguarit ﷺ:

“Ajo që çalon dhe kjo duket qartazi, ajo që është e verbër në një sy dhe kjo duket qartazi, ajo që është e sëmurë dhe kjo duket qartazi, e dobëta të cilës i mungon yndyra.”

Lidhur me këto katër mangësi që përmenden në hadith, ka konsensus në mesin e dijetarëve. Unë nuk jam në dijeni se dijetarët nuk pajtohen me këtë. Është e njohur se të metat që janë të të njëjtit lloj si këto, janë të përfshira në ndalesë. Në qoftë se nuk është e lejuar të sakrifikohet kafsha me një sy, ndalesa është edhe më e madhe të sakrifikohet kafsha e verbër në tërësi. Gjithashtu, në qoftë se nuk është e lejuar të sakrifikohet kafsha e cila çalon, ndalesa është edhe më e madhe të sakrifikohet kafsha pa këmbë, e kështu me radhë.

Në hadith ka gjithashtu argument se është e lejueshme të sakrifikohet kafsha me një sëmundje të thjeshtë. E njëjta gjë vlen edhe për qengjin çalë i cili mund të ecë me kafshët e tjera. Kjo është e bazuar në fjalën e profetit ﷺ:

“Ajo që çalon dhe duket kjo qartazi, ajo që është e sëmurë dhe kjo duket qartazi.”

E njëjta gjë vlen, nëse do kishte një pikël në sy: “…ajo që është e verbër në një sy dhe kjo duket qartazi.”

E njëjta gjë vlen edhe për kafshën e dobët por që nuk është shumë e dobët: “…e dobëta të cilës i mungon yndyra.”

 

Imam Ebu Umer Jusuf bin Abdil-Berr el-Kurtubi
El-Istidhkar (5/214)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit