3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Joseph: Shtëpia e Bardhë e alarmuar për situatën, Ambasada amerikane në Beograd nuk i ri-shpërndanë mesazhet e krizës

Më të lexuarat

Edward Joseph, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington ka kritikuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, se pavarësisht situatës së krijuar dhe reagimit të Shtëpisë së Bardhë, Ambasada amerikane në Serbi nuk po i shpërndan mesazhet që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit.

Një reagim i tillë i Josephit vjen pasi një ditë më parë sekretari amerikan Antony Blinken në një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq theksoi nevojën për shtensionimin e situatës.

“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që të tërheqë vendosjen e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Blinken theksoi [në bisedë me Vuçiqin] nevojën për të shtensionuar situatën me Kosovën. Mbi 10 orë dhe faqja e Hillit dhe faqja e Ambasadës amerikane në Beograd nuk kanë ri-shpërndarë mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph në X, e njohur dikur si Twitter.

Ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins” ka pyetur se çfarë mesazhi po merr presidenti i Serbisë, me heshtjen e Hillit.

“Duke folur në SAIS, Madeline Albright tha njëherë se ‘ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci është ajo që thuhet publikisht’. Ambasadori Hill postoi për herë të fundit në Twitter më 8 shtator dhe Ambasada amerikane në Serbi më 26 shtator. Nëse do të ishit presidenti Vuçiq, çfarë mesazhi do të merrnit?”, ka shkruar Joseph. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit