11.9 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

LLOJET E NJERËZVE PËR MARTESË?!

Më të lexuarat

Thotë ibn Kudame el Makdisi (541-620 H)

Për sa i përket martesës, njerëzit janë disa lloje:

  1. Një lloj kanë frikë se nëse nuk martohen do të bien në haram. Ky lloj e ka obligim të martohet urgjentisht sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Kjo është kështu pasiqë  ai duhet ta ruaj nderin e vet nga të bërit vepra haram, dhe ruajtja e nderit arrihet nëpërmjet martesës.
  2. Për disa martesa është e pëlqyeshme (mustehab). Kjo vlen për atë që ndjen dëshirë për grua, por nuk ka rrezik që të bie në haram. Njëherit ky është mendimi i sahabëve.
    Thotë ibn Mesudi (radijAllahu anhu): ‘’Sikur të kisha pasur dhjetë ditë jetë dhe të vdisja pastaj, nëse do kisha pasur dëshirë për grua, do të isha martuar në ato ditë nga frika që mos bie në fitne’’.
    Thotë Seid ibn Xhubejri: Më pyeti ibn Abasi (radijAllahu anhu): ‘’A je i martuar?’’ I thashë ‘’Jo’’. Ai tha: ‘’Martohu, sepse më të mirit e umetit janë ata që kanë më shumë gra’’. (Transmeton Buhariu 5069)
    Transmetohet se Omeri (radijAllahu anhu) i tha një djaloshi beqar me emrin ebu Zeuaid: ‘’Ty nuk të ndalon prej martesës përveçse dy gjërave: Ose je i paaftë (impotent) ose je shumë i prishur’’.
  1. Ata që s’kanë dëshirë për martesë janë ose të tillë që s’kanë epsh që nga aspak, ose janë impotent, ose janë të tillë që kanë pasur epsh për grua, por me kalimin e kohës ju ka humbur pasioni për gra përshkak të moshës së shtyrë, sëmundjes etj.
  • Disa dijetarë për këta kanë thënë se martesa për të këtillët është e pëlqyshme.
  • Disa dijetarë kanë thënë se mosmartesa për këta është më mirë, pasiqë ky s’mund që ta plotësojë qëllimin e martesës dhe do ta pengonte gruan e tij nga martesa me burrë tjetër që do ia plotësonte nevojat e saja dhe në këtë mënyrë  do ta dëmtonte atë duke e mbajtur për vete dhe njëkohsisht duke e ekspozuar veten e vet ndaj obligimeve që ai s’mund t’i plotësojë. Poashtu kjo do të ndikonte në atë burrë që të merret me dicka që ndoshta do e ndalonte atë nga kërkimi i diturisë.
  • Ndërsa për ata që s’kanë mundësi financiare për martesë ka thënë Allahu (subhanehu ue teala): ‘’Dhe martoni të pamartuarit (të pamartuarat) edhe robërit dhe robëreshat tuaja që janë të ndershëm dhe të ndershme. Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij’’. (Surja Nur, 33)

Nga: Ibn Kudame el Makdisi el Hanbeli
Përktheu: Mr. Enis Arifi

/rizgjimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit