Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, i bëri ftesë homologut të tij turk, Mevlut Çavusoglu, për të ngrënë së bashku një drekë…
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, i bëri ftesë homologut të tij turk, Mevlut Çavusoglu, për të ngrënë së bashku një drekë.
Në një intervistë për gazetën “ITV”, Boris Johnson shprehu keqardhjen e tij për krizën ndërmjet Turqisë dhe Holandës.
“Që të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe mike të mëdha tonat. Homologu im, Mevlut Çavusoglu, më telefonoi. I thash atij në mënyrë fare të qartë që nëse vjen për të ngrënë një drekë me mua, asgjë nuk do të mund ta ndalojë atë”, theksoi shefi i diplomacisë britanike.
“Shpresoj që kriza ndërmjet Holandës dhe Turqisë të zgjidhet brenda kohës më të shkurtër të mundshme”, shtoi Johnson.