18.2 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Turqia reagon ashpër ndaj Bashkimit Evropian (BE)

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme ka deklaruar se nuk ka vlerë thirrja e BE-së drejtuar Turqisë “për t’u distancuar nga retorikat ekstreme”.

Përmes një komunikate Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se nuk ka vlerë thirrja e BE-së drejtuar Turqisë “për t’u distancuar nga retorikat ekstreme”, pasi këtë thirrje duhet t’ia drejtojë Holandës, e cila ka krijuar tension në marrëdhëniet dypalëshe.

“Është parë se deklarata e bërë dje (13 mars) nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn në lidhje me zhvillimet e ditëve të fundit mes vendit tonë dhe disa vendeve anëtare të BE-së përmban vlerësime të gabuara dhe përmes të cilës është bërë përpjekje për të krijuar një perceptim të shtrembëruar duke bashkuar agjenda të ndryshme”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me këtë çështje.

Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensionit që po përjetohet, BE-ja duhet ta kuptojë që deklarata e saj drejtuar vendit tonë për t’u distancuar nga retorikat dhe masat ekstreme, në vend që këtë thirrje duhet t’ua bëjë vendeve të saj anëtare që e kanë shkaktuar një situatë të tillë duke shkelur konventat diplomatike dhe ligjin, në fakt ushqen skajet ekstreme, siç janë ksenofobia dhe anti-turqizmi.

Është jashtëzakonisht shumë e rëndë ajo që po bën Bashkimi Evropian (BE) duke u fshehur prapa solidaritetit të vendeve anëtare me një qëndrim proteksionist dhe duke qëndruar prapa Holandës, e cila i ka shkelur hapur të drejtat e njeriut dhe vlerat evropiane, në një kohë që BE-ja duhet t’u japë një mesazh të fortë vendeve që shkelin Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961) dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (1963), të drejtat themelore të njeriut si dhe detyrimet që burojnë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit tanë në BE vlerat demokratike, të drejtat dhe liritë themelore i zbatojnë vetëm në mënyrë selektive dhe ndërkohë që rekomandojnë kanalet e dialogut për zgjidhjen e problemeve, preferojnë të injorojnë politikën që vendi ynë, ndryshe nga Holanda, ndjek me një qasje serioze pa iu shmangur diplomacisë dhe ligjit. Për të gjitha këto arsye, kjo deklaratë e pamatur e BE-së nuk ka ndonjë vlerë për vendin tonë”,- përfundon komunikata me shkrim e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit