Fati i lig të mospaturit prindër, lule para kësaj
Ministrja e ngarkuar me fëmijët, Bora Muzhaqi, ka kthyer një përgjigje “as mish as peshk” lidhur birësimin e mundshëm të fëmijëve jetimë nga ana e komunitetit LGBT, një gjëmë njerëzore dhe shoqërore nëse do të ndodhte.
“Duhet diskutuar, menduar…”, ka thënë ajo, në fakt, për gjënë që nuk ka hiç nevojë të diskutohet.
“Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur ti mund t’i japësh një fëmije, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar, por e rëndësishme është që s’ka gjë më të bukur se birësimi”, ishte përgjigja e Muzhaqit, së cilës mediat i janë turrur për tjetër gjë, shumë më pak e rëndësishme se kjo, birësimi nga LGBT.
Çka këtu për t’u menduar? Fati i tyre i trishtë të mospaturit të prindërve, është hiç gjë në raport më të paturit prindër njerëz që, në mbrojtje të asaj që bëjnë, devijimit të tyre seksual, pranojnë të klasifikohen dhe si të sëmurë madje. Pra, jetimet do u jepen të sëmurëve seksualë! Dhe jeta e tyre më pas do jetë e bukur, kështu?
Janë të pakta fjalët për ta përshkruar këtë marrëzi.
Referuar sërish fjalës së ministres së e “rëndësishme është që s’ka gjë më të bukur se birësimi”, duhet t’i themi se një i tillë birësim është krimi më i madh që mund t’i bëhet një fëmije jetim. Shkurt dhe qartë, pa asnjë ekuivok, pas asgjë për t’u menduar e diskutuar. /tesheshi.com/