5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Autobusi i vdekjes: vajguri dhe fishekzjarre kontrabandë në Bullgari?

Më të lexuarat

Nëse do ishte e vërtetë, s’do ishte dhe çudi. Linjat e autobusëve ndërshtetërorë njihen për trafiqe

Dyshohet se autobusi maqedonas i vdekjes, në momentin e aksidentit të tmerrshëm në autostradën në Bullgari, transportonte vajguri kontrabandë dhe 30 mijë fishekzjarre, gjë që çoi në një katastrofë ku humbën jetën 46 persona, pothuajse të gjithë shqiptarë.

Nuk është konfirmuar plotësisht, vetëm dyshohet. Por nëse do ishte e vërtetë, nuk do ishte dhe çudi. Dihet që linjat e autobusëve, ato ndërshtetëroret, jo gjithnjë e bazojnë fitimin te biletat. Pra, jo gjithnjë kryejnë aktivitet të rregullt, pa ndërfutur trafiqe.

Pra, dyshohet se përveç rezervuarit shtesë, autobusi kishte edhe një magazinë të posaçme për kontrabandë mallrash, në të cilën dyshohet se transportonte lëndë piroteknike ose rreth 30 mijë fishekzjarre.

Mënyra se si ka shpërthyer zjarri, ka qenë e panjohur deri më tani në raport me rrethanat.

Gazetarja bullgare Patricia Kirova raportoi se të gjitha viktimat në aksidentin e tmerrshëm ndodheshin në derën e mesme të autobusit dhe u përpoqën të dilnin, pa pasagjerë në vendet e tyre.

Nëse pas zjarrit në pjesën e përparme kanë shpërthyer mjete piroteknike, e cila është shkaktuar nga një cisternë e paligjshme, është e qartë pse asnjë nga pasagjerët nuk ka arritur të shpëtojë nga dera e autobusit.

Ekspertët thanë pas tragjedisë se shkak i zjarrit mund të jetë transportimi i lëndës djegëse në automjet.

“Dyshojmë se autobusi ka qenë duke transportuar lëndë djegëse, e cila me shumë gjasa ka shkaktuar zjarrin”, tha Diana Rusinova nga Qendra Evropiane për Politika të Transportit.

Mes të vdekurve janë edhe binjakët 4-vjeçarë, Luan dhe Alban Ahmeti, të cilët janë viktimat më të vogla të aksidentit të rëndë.

U vranë edhe prindërit e tyre Xhihan dhe Avni Ahmeti, përkatësisht 36 dhe 37 vjeç. Nëna e binjakëve besohet se është gruaja e djegur me dy fëmijë në krahë para derës së autobusit, në përpjekje për të dalë që aty. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit